Lajme

Haziri kërkon heqjen e taksës: Është në harmoni me kërkesën e Quint-it

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 23 February 2020

Heqja e taksës 100 përqind për produktet e Serbisë, është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se i japin mbështetje Kurtit në realizimin e kësaj politike të re, ku sipas tij është në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht shtetet e Quint-it.

-Advertisement-

“Është pjesë e marrëveshjes politike jo vetëm çështja e tarifës si vendim marrje e trashëguar nga ish-qeveria por edhe në programet tona parazgjedhore. Ne e kemi shpalosur të dy partitë tona politike por edhe në marrëveshjen të koalicionit, është politikë e harmonizuar dhe e mbështesim kryeministrin Kurti në realizimin e kësaj politike të re e cila tash në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht grupin e QUIN-it. Sa më shpejtë aq ma mirë pasi prioritetet janë të larta sa i përket regjionit ku ne jetojmë”.

Vendimet e qeverisë Kurti për shkarkimet në borde, Haziri i quan të pritshme dhe në përputhje me ligjin, pasi që konsideron se shumica e këtyre emërimeve kanë ndodhur në kohë sa qeveria Haradinaj ishte në dorëheqje.

“Natyrisht është e pritur unë besoj që është në përputhje me ligjin dhe në harmoni të ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe në koordinim të plotë në kabinet qeveritarë. Këto janë masa që janë të harmonizuara në mes të partnerëve por që duhet të tregohemi të kujdesshme në mënyrë të mos lëndohet ligji, një numër i vendimeve që kanë bërë emërime gradime dhe avancime në detyrë në periudhën zgjedhore dhe paszgjedhore por bordet dhe organet menaxhuese sipas ligjeve, vendimet janë në frymën e auditorit të pavarur sepse gjetjet e tyre janë obligative për institucionet.
Haziri ka folur edhe për emërimet e zëvendësministrave në qeverinë Kurti, ku shton se emërimet tjera do të ndodhin javën tjetër, ka deklaruar Haziri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera