Lajme

Haziri: Ka rënie të madhe të rasteve pozitive me COVID-19 në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 05 May 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se lakorja e infeksionit me COVID-19 në këtë komunë ka rënie të madhe.

Megjithë këtë, ai thotë se vaksinimi duhet të vazhdojë.

“Ruajeni vetën dhe familjen tuaj, përmes bartjes së maskave, mbajtjes së distancës e higjienës personale.

-Advertisement-

Plaçkitje në një market në Prishtinë

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20738 mostra, 6326 kanë rezultuar pozitivë, 6047 janë shëruar, 140 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 64 mostra në pritje për rezultat”, shkruan Haziri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera