Haziri: Jo shkëmbim territoresh, por bashkim i Luginës me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 11 August 2018
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se Kosova e ka detyrë historike dhe patriotike që të bashkohet në mënyrë paqësore me komunat jugore të Serbisë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Haziri është shprehur se kjo nuk nënkupton dhënien e veriut të Kosovës si këmbim, pasi thotë se Mitrovica është pjesë e pandashme e vendit tonë.
“E kemi detyrë historike dhe mbi të gjitha detyrë patriotike që 100 mijë shqiptarëve të Kosovës lindore t’u japim zgjidhje politike”.
“Nuk ka dhe nuk vjen në shprehje shkëmbim ose ndërrim me veriun e Kosovës sepse Mitrovica edhe si qytet, komunë e regjion është pjesë e pandashme e Kosovës në kufijtë e saj”, ka deklaruar Haziri, për Ekonomia Online.
Sipas Hazirit, termet si ndarje territoriale, shkëmbim territorial, ndarje e brendshme, autonomi e brendshme politike e territoriale janë terme që e irritojnë dhe frikësojnë shumicën shqiptare në Kosovë.
Ai vlerëson se në fazën e fundit të dialogut pritet të ndodhë përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Nënkryetari i LDK-së thotë se pavarësisht se si është planifikuar ky format, mungesa e konsensusit të gjerë politik në Kosovë e hendikepon jashtëzakonisht shumë dialogun, i cili pritet të dinamizohet prej shtatorit e tutje.
Ai ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ketë rolin e tij në këtë proces.
“Ne besojmë që rezoluta e Kuvendit ia atribuon Qeverisë formatin e dialogut, por mbetet për të parë në të ardhmen se si do të zhvillohet ky, cili do të jetë roli i Kuvendit. Ne kërkojmë rolin e Kuvendit mbi të gjitha”.
Ndërsa sa i përket mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, Haziri ka qëndrim tjetër nga ai i partisë së tij, duke përkrahur idenë e presidentit Thaçi për bashkimin me Kosovën të rreth 100 mijë shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.
“Ju e dini qëndrimin tim prej vitit 2011. Unë qëndrimin tim politik e kam të dalluar prej LDK-së, përkundër që jam lojal në vendimin e LDK-së, natyrisht unë jam shumë lojal dhe i përmbahem atij zotimi”.
Haziri thotë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës më 2013 e cila, sipas tij, është pranuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe përfaqësuesit politik në Luginë, është dokument i mirë edhe për presidentin Thaçi.
“Rezoluta përmban parime shumë të shëndosha, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë për t’iu bashkuar Kosovës sepse është pjesë e pandashme, padrejtësisht ka mbetur jashtë kufijve të vitit 1974, në parimin e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës dhe ky problem do zgjidhje politike dhe paqësore, me dialog dhe formati i dialogut që pritet të qartësohet në shtator e tutje, jep mundësi me zgjidh këtë problem, nëse kemi mundësi me zgjidh”, tha Haziri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...