Haziri “godet” Kurtin: Skandalet e qeverisjes synon t’i mbulojë duke u marrë me Serbinë e Rusinë

Autori: Gazeta inFokus
19:40 | 23 November 2023
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kritikoi kryeministrin Albin Kurti, se po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë. Haziri e cilësoi Kurtin si një rrezik për Kosovën.
Gjithashtu Haziri u shpreh se situata në Kosovë është shqetësuese, pasi sipas tij qytetarët tashmë ndjehen edhe të pasigurt.
“Ai po zhvendos gjithmonë vëmendjen tek problemet e tjera. Po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë. Kosovën e kanë harruar. Këtë raport mundohet ta mbulojnë në situata ku diaspora mblidhet, ndërsa në Kosovë sillen si kosovocentrikë, dhe për të krijuar dallime brenda popullit tonë. Kjo tregon për një kamuflim të populist që jetojnë e mbijetojnë. Situata kur humbet besimi në institucione, fillon edhe degjenerimi dhe ky degjenerim përcillet me situata të frikshme”, ka thënë Haziri, për “Abcnews.al“.
“Metodat e dhunës janë aplikuar në politikë. Në Kosovë është përdorur edhe zjarri, goditja e parlamentit me mjete të ndryshme. Kur ata besojnë te dhuna si mjet për të arritur qëllimet, atëherë dështon shteti. Këto simptoma janë shqetësuese dhe duhet veprim urgjent dhe duhet emëruar prokurori i shtetit, dhe kjo jo sipas kryeministrit, por të zgjidhet nga drejtësia”, tha ndër të tjera Haziri.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...