Lajme

Haziri: Gjunjëzohemi para sakrificës së familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 06 March 2018

Familja Jashari është simbol unik në botë, sakrifica e së cilës rezultoi me kryengritje qytetare.

Kështu ka thënë kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

“Sot përkujtojmë sakrificën e madhe të familjes Jashari, e cila u bë simbol unik dhe rezultoi me kryengritje qytetare, prej mbrojtjes së pragut të shtëpisë në mbrojtje popullore për liri dhe Republikë. Ky shembull unik në botë, krijoi edhe solidaritetin që së bashku me rezistencën politike, lufta e pashmangshme 20 vite më herët rezultoi edhe me lirinë e Kosovës. Gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe gjithë dëshmorëve e martirëve dhe asaj plejade të njerëzve të ngritur, të cilët i dhanë dritë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini dhe deputeti Ahmet Isufi, kanë theksuar se sakrifica e familjes Jashari, bëri që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera