Lajme

Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 03 March 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se në këtë komunë në javën e fundit ka rritje drastike të infeksionit me COVID-19.

“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai gjatë konferencës për media të mërkurën tha se burimi i infeksionit në Gjilan janë vizitat për ngushëllime dhe ahengjet e vogla familjare, por jo edhe institucionet shkollore e ato publike.

-Advertisement-

“Po punojmë për një Gjilan pa virus, por deri në ardhjen e vaksinave, duhet të kemi kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK. Rritja e infeksionit është tregues i qartë që duhet t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse, përdorimit të maskës dhe distancës, në mënyrë që ta preventojmë përhapjen”, përfundoi Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera