Haziri: Gjilani ka krijuar mekanizma kundër dhunës ndaj grave
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 08 March 2018
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka shënuar 8 marsin – ditën ndërkombëtare të gruas, me një seancë të jashtëzakonshme, e cila, siç ka thënë kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, është iniciuar nga këshilltarët e LVV dhe është përkrahur edhe nga grupimet tjera, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
Haziri, pasi i ka uruar gratë për 8 mars, ka thënë se Komuna e Gjilanit ka krijuar strategji e mekanizma të veçantë kundër dhunës në familje, të cilët janë duke e bërë punën e tyre në mënyrë mjaft efikase.
Duke shprehur keqardhjen e tij për dhunën në familje, që për fat të keq ndodh edhe sot, Haziri ka thënë se shifrat nuk tregojnë për një rritje të rasteve, por për një vetëdijesim të qytetarëve, sidomos të femrave, në raportimin e dhunës.
Duke qenë se faktori ekonomik, është një nga shkaktarët kryesor të dhunës në familje, Haziri ka folur edhe për angazhimet konkrete të Komunës së Gjilanit, në krijimin e kushteve për punësimin e grave përmes programeve të ndryshme.
“Pavarësia ekonomike e bën më të pavarur një grua dhe vetvetiu e largon atë nga mundësia për të qenë viktimë e dhunës në familje”, ka thënë Haziri.
Nevzad Isufi (LVV), në emër të grupit iniciues për mbajtjen e kësaj seance, ka thënë se dhuna është dukuri e papranueshme në çdo shoqëri, sepse është një veprim që cenon dinjitetin e tjetrit dhe aq më keq kur kjo ndodhë brenda familjes.
“Familja konsiderohet një vlerë e shenjtë dhe nuk duhet lejuar që dhuna ta cenojë këtë shenjtëri”, ka nënvizuar Isufi, duke rikujtuar se Kosovës nuk i mungojnë ligjet për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, por siç ka thënë ai, bërja e ligjit dhe zbatimi i tij, janë dy gjera të ndryshme.
Lindita Salihu, zyrtare për barazi gjinore dhe koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, ka paraqitur aktivitetet e zhvilluara brenda një viti në funksion të parandalimit të dhunës në familje.
Kuvendi Komunal ka miratuar edhe tri rekomandime nga kjo seancë, të cilat i ka lexuar kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini.
Kësisoj, Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në familje i rekomandohet që në bashkëpunim me Komitetin për Kulturë, Rini e Sport si dhe Komitetin për Barazi Gjinore, të organizojë një fushatë vetëdijesimi kundër dhunës në familje, pastaj u rekomandua rishqyrtimi i Strategjisë Komunale Kundër Dhunës në Familje dhe ndryshimi e plotësimi i saj aty ku është e nevojshme, ndërkohë që rekomandimi i tretë kishte të bënte me plotësimin e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje edhe me dy anëtarë të rinj nga Kuvendi Komunal, njëri nga LDK dhe tjetri nga LVV.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...