Lajme

Haziri: Edhe një viktimë nga COVID-19 në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 17 October 2020

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se sot ka humbur betejen me COVID-19 edhe një tjetër banor i Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke thënë ky virus është vdekjeprurës andaj duhet kujdes.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

 

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera