Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra më e duhur për zgjedhje të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 11 April 2024
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, tha se dorëheqja e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, është mënyra më e mirë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke shtuar se kreu i ekzekutivit kosovar për tre vjet qeverisje nuk arriti të ndërtojë konsensus politik në asnjë aspekt.
“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024. Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi”, konsideroi Haziri në një koment të fundit në llogarinë e tij sociale.
“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi; s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata e as me shoqërinë civile!”, shtoi ndër të tjera nënkryetari i LDK-së, duke qenë se në mesin e spektrit politik në vend nuk ekziston konsensus për mënyrën se si do të lëvizet drejt procesit të ri elektoral në Kosovë.
Ndryshe, partitë politike kanë filluar të mobilizohen për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të jashtëzakonshme pak muaj para përfundimit të mandatit të Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërkohë që për shkak të zhvillimeve aktuale, mundësinë e zgjedhjeve përgjatë këtij viti nuk e kanë përjashtuar as akterë të partisë në pushtet.
Kryeministri Kurti shprehu gjithashtu gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse dëshirojnë partitë opozitare në vend. E nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, atëherë mund të votojë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës – duhen dy të tretat (2/3) e votave për shpërndarjen e legjislaturës në mënyrë që t’i hapet rruga zgjedhjeve.

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...