Lajme

Haziri: Ditët në vazhdim do të jenë shokante për besimtarët e të majtës së Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 22 October 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar vizitën e pesëshes perëndimore për dialogun Kosovë – Serbi. Haziri ka thënë se ”për besimtarët e së majtës së Albin Kurti” ditët e ardhshme do të jenë shokante.

Teksa ka komentuar vizitën e emisarëve, Haziri ka thënë se  Qeveria dhe presidentja, Vjosa Osmani do të duhej t’i organizonin zgjedhjet në veri.

”Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së)”, ka shkruar Haziri.

-Advertisement-

“Kur? Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza”.

”Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti”, ka thënë Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera