Lajme

Haziri i del në mbrojtje Thaçit rreth korrigjimi të kufijve, i kundërshton protestat

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 03 September 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë është një mundësi ideale për ta zgjidhur problemin e shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore të Serbisë.
Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se korrigjimi i kufirit me Serbinë, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka qenë ide e tij e të cilën e ka propozuar qysh në vitin 2011, por që këtë ide nuk e përkrah as partia e tij LDK-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Haziri ka thënë se Kuvendi duhet ta marrë rolin udhëheqës në procesin e dialogut me Serbinë, megjithatë ai ka kundërshtuar idenë e protestave kundër presidentit Hashim Thaçi. Sipas Hazirit, “rruga nuk i zgjidh problemet”.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, iniciativa e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është mundësia e fundit që të gjithë të angazhohen për një rezolutë të përbashkët për udhëheqjen e dialogut Kosovë – Serbi, sepse sipas tij nëse në Bruksel shkohet me këto përçarje do të ketë pasoja për vendin.

-Advertisement-

Ndërkaq në këtë intervistë Haziri ka përmendur zgjedhjet si një proces urgjent për Kosovën, por ka pranuar se kanë vështirësi në sigurimin e 61 votave për të votuar mocion për mosbesimin e qeverisë “Haradinaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera