Lajme

Haziri deklarohet kundër një bashkëpunimi me LVV-në pas 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 23 October 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haizri ka mohuar se mund të ketë një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

I pyetur për një bashkëpunim të tillë, Haziri ka thënë se LDK-ja garon për të fituar dhe nëse s’ndodh kështu ata do ta urojnë fituesin dhe do të ndjekin rrugën e tyre.

“Nëse fitojmë zgjedhjet e udhëheqim Qeverinë… Ai që i fiton zgjedhjet ne ia urojmë dhe ne kemi rrugën tonë…Përveç se jemi bë gardian të kësaj republike , kësaj kushtetute, marrëdhënieve speciale me ShBA-në, marrëdhënieve me BE-në dhe NATO-n, s’kemi mision tjetër. Ne e kemi Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër, jemi partia e parë që e kemi qit emrin, ka thënë Haziri  në Tëvë1.

-Advertisement-

E kundër një bashkëpunimi me LVV-në janë deklaruar edhe disa deputet e anëtar të PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera