Lajme

Haziri: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, dështim total i Qeverisë “Kurti”

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 30 January 2025

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosrealizimin e autostradës Gjilan-Prishtinë dhe për premtimin e pa mbajtur për autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë.

Haziri tha se gjatë katër viteve të fundit nuk është punuar asgjë për këto projekte dhe punimet e realizuara janë degraduar dhe dëmtuar.

Ai shtoi se, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, punimet janë ndalur nën pretekstin e “asgjëje”.

-Advertisement-

“Katër vite nuk është punuar dhe punimet e realizuara janë degraduar e dëmtuar. Që nga ardhja e Kurtit në pushtet janë ndalë punimet në emër të asgjëje. Anamorava është përjashtuar nga e drejta e saj. Këto autostrada janë dështime totale të kësaj Qeverie”, u shpreh Haziri në “Front Online”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera