Hazhiu: Afera “Zdravo” shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 20 July 2023
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, po e cilëson të “turpshme tërheqjen” e kryeministrit Kosovës, Albin Kurti, nga veriu i Kosovës.
Ai tha se lirimi i disa serbëve të dyshuar për veprimtari kriminale gjatë tensioneve të krijuara në komunat veriore si dhe tërheqja e Policisë së Kosovës nga atje, është pasojë e shantazhit të Millan Radojiçiqit, pas publikimit të aferës “Zdravo” që implikon shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
“Tërheqja e turpshme e Albin Kurtit nga Veriu! Pas publikimit të aferës “Zdravo”, lirohen të arrestuarit serbë që shkaktuan trazira në veri, e poashtu tërhiqet edhe policia e Kosovës, kjo duket se është pasojë e shantazhit nga Radojçiqi”, shkroi ai në Facebook.Konjufca takon homologen franceze, diskutojnë për situatën aktuale dhe sfidat në Kosovë
Po ashtu, ai tha se veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa tha se Kosova drejt drejt ndarjes dhe varfërisë.
“Katër serbët e arrestuar u liruan, ndonëse ishin arrestuar me shumë pompozitet. Lirimi i serbëve, vazhdimi i sanksioneve dhe izolimi për Kosovën po tregon qartë se këto veprime të Qeverisë nuk janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por janë rezultat i shantazhit te Radojçiqit, siç i kemi dëgjar të dëshmuara në aferën “Zdravo””, shtoi ai.
“Veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varferisë. Afera “Zdravo” shpërfaqi ftyren e vërtet të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Haxhiu.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...