Haxhiu zbulon detaje nga anketimi i deritashëm: Dy komuna janë të përfunduara
Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 14 November 2021
Baton Haxhiu ka zbuluar disa detaje interesante nga matjet e deritashme për Exit Poll-in, rezultatet e të cilit do të tregohen ekskluzivisht në T7, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00.
Haxhiu tha se në Prishtinë ka një ritëm të daljes në zgjedhje, derisa shtoi se votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dalin më herët në vendvotime.“Prishtina e ka pasë një ritëm të daljes. Duket se është një frymë e të jetuarit. Lidhja Demokratike del që në mëngjes, i bie që ka të bëjë me një gjeneratë tjetër. Edhe për Podujevën është njëjtë”, tha Haxhiu në intervistë me Arsim Lanin.
Ai tregoi se në Gjakovë numri i anketuarve ka kaluar gjysmën e totalit që synohet.
“Ne vetëm si procedurë po mundohemi me ju treguar se si duket kjo në kohë të rregullt. Komunat që i kemi në sondazh… Në Gjakovë p.sh., kemi kaluar te 296 anketa. gjakova me 500-550 anketa mjafton për ta pasë gabimin vetëm 1%”, tha Haxhiu.
“Pastaj mund ta kapim Vushtrrinë. I ka 260 anketa për momentin dhe është rezultat shumë interesant”, deklaroi Haxhiu, duke theksuar se atje po zhvillohet “një garë goxha e barabartë”.
Për Podujevën, ka një përafrim të rezultatit, thotë Haxhiu.
“Podujeva e ka pasur një gjë interesante. Ka pasur një fjetje të Lidhjes Demokratike për dy orë. O kanë dalë me shumicë dhe pastaj ka një pauzë, por ka një përafrim të rezultatit atje”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, në dy komuna gara duket e mbyllur, ndërsa në 5 komuna të tjera tha se do të bëhet ‘luftë’ deri në fund.
“Katër komuna janë për mua.. Dy komuna besoj se janë të përfunduara, kurse 5 të tjera janë në garë deri në momentin e fundit”, tha ai.
Për dy orë e gjysmë, Haxhiu tha se ka pasur një dalje të vogël të votuesve të LDK-së në Podujevë.
Për Prizrenin, Haxhiu thotë se do ta vendosin votat e minoriteteve.
“Prizreni gjithmonë e ka një përcaktim të rezultatit mbasi të hyjnë votat e minoriteteve. Unë e kam lutur ekipin që të jetë pranë vendvotimeve”, tha Haxhiu.
Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin Exit Poll-in e rezultateve për balotazhin e 14 nëntorit. Exit Poll-i i realizuar nga “Albanian Post” do të transmetohet ekskluzivisht në T7, në edicionin special të zgjedhjeve lokale 2021.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...