Lajme

Haxhiu: VV-ja dhe Kurti bëjnë fushatë me gjạkun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 25 September 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se VV-ja bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, vazhdimisht kërkojnë heronj që mbi gjakun e tyre të qëndrojnë në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim të bërë në “Facebook”, ai tha se edhe në ditën e përkujtimit të Afrim Bunjakut, ata u përkujdesën që të bëjnë edhe video sponsorizuese të cilat siç thotë ai zbehin lavdinë e Bunjakut.

Tutje ai shkruan se pushteti bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet ashtu siç vepruan me gjakun e Mon Balajt, Arben Xheladinit, Astrit Deharit.

-Advertisement-

“Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që përdorin gjakun e heronjve për poena politik”, ka shkruar mes tjerash ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera