Lajme

Haxhiu: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi, dikush duhet të japë llogari

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 24 August 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi një person vdiq në Klinikën e Psikiatrisë, ku dyshohet se viktima i vuri zjarrin dhomës së tij.

Ai e ka quajtur paaftësi të institucioneve përgjegjësi ndaj pacientëve.

“Dikush duhet të japë llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë të tjera”.

-Advertisement-

“Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonë shëndetësor?”, tha deputeti i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera