Haxhiu vazhdon me përçarje dhe paraqitet si faktor për të rregulluar problemet në FFK
Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 11 March 2019
Në një status në profilin e tij në Facebook, Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, i njohur më nofkën “Kamishi” ka nxjerrë në pah atë për të cilën ka raportuar të dielën Gazeta Infokus, se pikërisht ai përflitet që qëndron prapa turbulencave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Më konkretisht, ashtu siç kanë thënë një ditë me parë burime të sigurta Gazetës Infokus, Haxhiu qëndron prapa konfliktit të pabazë që u krijua në mes të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrrit, djalit të legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit.
Haxhiu i cili nuk mbanë asnjë pozitë zyrtare në FFK, në statusin e tij të cilin e ka shfrytëzuar për të promovuar vetën që ka dhënë kontribut të madh në FFK, ndër të tjera nuk ka mundur pa shfaqur atë për të cilën po kritikohet se po nxitë përçarje në FFK- duke e përdorur djalin e Vokrrit si armë për ta sulmuar kryetarin Agim Ademi.
“Federata e Futbollit të Kosovës nuk është dasht me ardhë në këtë situatë në raport me Gramozin, djalin e Fadil Vokrri. Kjo duhet të rregullohet dhe posa të kthehem nga Sllovenia jam i gatshëm të jap kontributin tim për ta tejkaluar këtë nese ka gatishmëri për një gjë të tillē”, ka shkruar deputeti Haxhiu.
Siç mund ta lexoni në paragrafin e fundit, Haxhiu pavarësisht që nuk ka asnjë obligim as përgjegjësi e futë vetën si faktor për t’u përzier në punët ë FFK-së, dhe atë pikerisht duke e përdorur Gramozin dhe duke thënë se është i gatshëm të jap kontributin e tij për të tejkaluar këtë situatë.
Pjesa tjetër e statusit të tij është artikuluar si kritikë ndaj Gazetës Infokus por pa i përmendur emrin dhe me shprehje të ulëta dhe aspak profesionale.
Ndryshe, ndër të tjera, Haxhiu për ta faktorizuar vetën se mund të jetë edhe “lojtar” për të hyrë në garë për kreun e FFK-së, kritikon mediat qe gjoja kanë raportuar se ai ka ambicje për kreun e FFK-së.
Në fakt ambicjet e Haxhiut qendrojnë ende mirëpo, ashtu siç flitet në të gjitha Klubet dhe në FFK, madje që e konfirmon edhe vetë Bekim Haxhiu në profilin e tij ne Facebook, po dyshohet se është duke e manipuluar djalin e Vokrrit dhe po shkakton përçarje në Federatë, në mënyrë që të faktorizohet dhe ta rris ndikimin e tij brenda FFK-së.
Në fakt vetëm këtë rrugë mund ta ndjek Haxhiu sepse ambicjet e tij për të marrë ndonjë post në FFK, ia kanë ndaluar rregullat e UEFA-s të cilat janë pjesë e rregullores së FFK-së e që qartazi e saktësojnë se asnjë person politik nuk mundë të jetë pjesë e strukturave të Fedetratës. /Gazeta inFokus/
Ky është statusi i plotë i Bekim Haxhiut
Me shkas,
Për shkak të zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe apostrofimit të emrit tim nga persona të papërgjegjshëm, e ndjej për obligim të ju them të gjithë atyre që nuk kanë njohuri apo qëllimshëm manipulojnë, se unë nuk kam asnjë ambicie për postin e Kryetarit të FFK-së.
Unë kam punuar 8 vite në Federatë si nënkryetar i FFK-së, dhe kryetar i Komisionit Mjekësor.
Për 8 vite kam punuar pa pagesë, jam përpjekur që së bashku me legjendën e futbollit Fadil Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv ta avancojmë, zhvillojmë dhe ndërkombëtarizojmë futbollin tonë, që ka rezultuar me pranim në UEFA dhe FIFA.
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, edhe pse nuk kishte asnjë kërkesë me shkrim, unë duke konsideruar të përfunduar misionin në FFK, mes përfaqësimit qytetarë si deputet dhe udhëheqjes në FFK kam zgjedhur Kuvendin e Kosovēs.
Por në vazhdimësi dhe me krejt qenien time jam përpjekur ta ndihmoj sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.
Ju rikujtoj se:
– Bashkë me ish deputeten Vjollca Krasniqi kemi organizuar debatin e parë për sport në Kuvend të Kosovës,
– Kam punuar shumë me kryetarin Vokrri në ndërtimin e kësaj Përfaqësuese që kemi në të gjitha aspektet, jam marrë edhe me punët adminstrative të pasaportave të lojtarëve, derisa kemi kompletuar ekipin për lojën e parë kundër Finlandës deri tek ardhja e përzgjedhësit Bernard Challenges.
– Kam qenë kryetar i Grupit punues për dy Ligjet që avancojnë sportin:Ligjin për Sponzorizim dhe Ligjit per parandalim dhe sanksionimin e dhunēs dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.
– Kam punuar për të siguruar mjete financiare për investime në sport në infrastrukturë sportive, dhe në fusha futbolli deri tek premitë për ekipin kombëtar,
– Kam siguruar buxhetin për ndërtimin e Parkut dhe Shtatores Fadil Vokrri, etj.
Unë me vendim të Komitetit Ekzekutiv dhe të kryetarit Agim Ademi, jam udhëheqës i Komisionit për çështje mjekësore dhe anti-doping, komision profesional i FFK-së ku vazhdoj të ndihmoj Federatën e Futobollit të Kosovës.
Në vazhdimësi kam punuara për sportin, për rinin tonë, pa ambicie për veti, as sot nuk kam ambicie për kryetar të FFK-së dhe sipas Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës unë nuk kam të drejtë as me kandiduar për postin e kryetarit të FFK-së në zgjedhjet e Federatës që duhet të fillojnë në vjeshtë të 2019-es dhe duhet të përfundojnë me 14 janar 2020-es, me zgjedhje të kryetarit.
Për t’i hequr të gjitha dilemat tani dhe për vitet në vijim ju bëj me dije se tek kushtet për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së thuhet se: për të kandiduar për kryetar të FFK-së, dy vitet e fundit nuk duhet me qenë në politikë, ndërsa mandati im si deputet përfundon me 4 korrik 2021.
Të gjithë ata që apostrofuan emrin tim në këtë çështje e kanë bërë sa për të përfituar nga situata, janë të padijshem, të palexueshëm dhe se për çdo gjë kanë fajtorin kujdestar, por unë nuk jam ai.
Normalisht që situata e krijuar në FFK, më ka shqetësuar shumë dhe nga këtu ku jam këto ditë në Slloveni po e përcjell. FFK duhet të tejkaloi këtë situatë, këtë ia kanë borxh Legjendës, Fadil Vokrrit dhe këtu duhet pasur shumë kujdes edhe me familjen e tij.
Agim Ademi është duke vazhduar mandatin e mbetur të Fadil Vokrrit, për ketë kujdesi ndaj Gramoz Vokrrit dhe familjes Vokrri do të duhej të ishte me i veçantë dhe më i peshuar.
Janë klubet ato që e kanë zgjedhur Agim Ademin që t’i përfaqësoi, po ashtu janë klubet ato të cilat edhe në të ardhmen do të vendosin se kush do të jetë kryetar i FFK-së.
Federata e Futbollit të Kosovës nuk është dasht me ardhë në këtë situatë në raport me Gramozin, djalin e Fadil Vokrrit. Kjo duhet të rregullohet dhe posa të kthehem nga Sllovenia jam i gatshëm të jap kontributin tim për ta tejkaluar këtë nese ka gatishmëri për një gjë të tillē.
Me respekt
Bekim Haxhiu
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...