Lajme

Haxhiu rrëfen se çfarë thanë Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala para zgjedhjes së kryeparlamentarit

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 22 January 2020

Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur nga VV’ja, ka treguar për prapaskenat e bisedave në mes të saj dhe Vjosa Osmanit, nënkryetare e LDK-së dhe Kujtim Shalës, para se Glauk Konjufca të zgjidhej kryeparlamentar.

Haxhiu e konfirmon deklaratën e Vjosa Osmanit e cila i kishte thënë të presin edhe 10 ditë që të arrinin një marrëveshje, shkruan gazeta inFokus.

“Vjosa Osmani na kërkoi që të prisnim dhjetë ditë që të arrinim një marrëveshje, dhe mos të zgjidhnim kryeparlamentarin. Ne i kërkuam garanci asaj q do të arrinim një marrëveshje, por ajo na tha se nuk mund ta bënte këtë”, tregon Haxhiu.

-Advertisement-

Ndërsa Kujtim Shala nga LDK i kishte thënë Haxhiut se ishin ata që duhet të lëshonin pe për presidentin dhe kryeparlamentarin.

E sipas saj për këtë ka edhe dëshmitarë, shkruan gazeta inFokus.

“Pastaj Kujtim Shala na tha se çfarëdo që të bëhet ne përsëri do duhej të u lëshonim pe për presidentin dhe kryeparlamentarin. Për këtë ka edhe dëshmitarë të shumtë që ishin të pranishëm në këtë bisedë”, theksoi ajo në T7.

Ndërsa ajo edhe një herë tha se nuk ka kthim prapa në situatën para 26 dhjetorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera