Lajme

Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 08 September 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar vizitën e sotme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Kosovë.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu nënshtrua atij serb, shkruan gazeta inFokus.

Ajo madje ka thënë se karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë.

-Advertisement-

“Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit. Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë.”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Ndryshe Jovica Stanishiq ishte kreu i Shërbimit Sekret serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të vijë në Kosovës rreth mesditës për vizitë dy ditore.

Lexo edhe: Kjo është agjenda e Vuçiqit gjatë vizitës në Kosovë  

Në agjendën e tij do të jetë edhe vizita të liqeni i Ujmanit gjë e cila fillimisht ishte refuzuar nga shteti i Kosovës ndërsa mbrëmjen e së premtes u bë e ditur se MPJ i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitoj edhe Ujmanin./inFokus

Lexo edhe: Vuciq shkon në Ujman

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera