Lajme

Haxhiu: Tash është java vendimtare për çështjen e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 24 May 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë për Ekonomia Online se kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës nuk është kërkesë e tij, por e qytetarëve të Kosovës.

Tutje, Haxhiu tha se është java vendimtare, duke i ftuar të gjithë deputet ta mbështesin këtë projektligj.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës është kërkesë e qytetarëve dhe bazuar në këtë kërkesë të qytetarëve ne kemi proceduar plotësim ndryshimin e ligjit për fondin e kursimeve pensionale që do t’iu mundësonte qytetarëve tërheqjen e mjeteve deri në 30% nga kursimet e tyre në fondin pensional të kursimeve pensionale të Kosovës. Dhe tash është java vendimtare sa i përket kësaj çështje, votimit të këtij projektligji”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje Haxhiu ka apeluar tek Kryesia e Kuvendit që ta procedoj për të enjten këtë projektligj.

“Për shkak që projektligji është neglizhuar dhe prolonguar në komision për buxhet punë dhe transfere. Unë ftoj kryesinë ta procedojë për të enjten dhe pastaj ta shqyrtojmë. Ka edhe një pakënaqësi qytetare dhe po i ftoj deputetët e pushtetit që ta mbështesin këtë projektligj sepse të gjithë kuvendi jemi me votën e qytetarëve dhe të votojmë pro kërkesës së qytetarëve”, tha Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera