Lajme

Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve në Kosovë më të lartat në rajon, duhet të ulen

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 12 April 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MD-së, Haxhiu theksoi nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve që sipas saj konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.

“Me theks të veçantë, gjatë këtij takimi u diskutua për ndryshimet e nevojshme ligjore si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin. Konkretisht është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve për të cilat Ministrja tha se konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të tjera