Haxhiu: Specialen e gjetëm të kryer, nuk e sollëm ne

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 23 July 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Gjykata Speciale si pjesë e Kushtetutës së Kosovës nuk mund të ndryshohet, veçanërisht kur pjesë e Kuvendit është edhe Lista Serbe.
Haxhiu, në një konferencë për media tha se përgjegjës duhet të mbahen ata që ua kanë bërë presion deputetëve në kohën kur u themelua Gjykata Speciale më 2016, dhe jo qeveria aktuale, njofton Klankosova.tv.
“Siç e dini Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç e dini, edhe Lista Serbe është në Kuvend dhe nuk jep mbështetje për një gjë të tillë. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata hedhin akuza drejt qeverisë, por mendoj se janë pikërisht ata që duhet të japin përgjegjësi për veprimet që kanë bërë”, tha ajo.
Haxhiu mes tjerash tha se mirëpresin çdo diskutim lidhur me raportin e Dick Martyt teksa foli për rezolutën kundër pretendimeve të tij, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë para dy dite.
Haxhiu, po ashtu, garantoi se janë duke u siguruar që të drejtat e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen në Hagë të mos shkelen.
“Sa i përket diskutimeve që lidhen me Raportin e Dick Marty-t, Qeveria e Republikës së Kosovë mirëpret çfarëdo diskutimi në raport me këtë, natyrisht që për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen atje të respektohen – arsyeja pse po e them këtë është se kemi pasur shqetësime që të drejtat e tyre po shkelen. Unë kam shprehur shqetësimet e mija pas vizitës që kam pasur në Hagë sepse kemi pasur rastin që të takohemi edhe me Avokatin e Popullit dhe të gjitha pyetjet që ja kemi adresuar kanë thënë se janë konfidenciale. S’kanë dhënë përgjigje për to, ndonëse ne kemi pyetur vetëm për numrin e rasteve, a ka pasur ndonjë rast ku keni konsideruar që ka shkelje të të drejtave të njeriut – kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuar dhe natyrisht që kam shprehur shqetësimin tim që një instancë që merret me të drejtat e njeriut po funksionon asisoj”, tha ministrja.
“Sa i përket mekanizmit mbikëqyrës pas vizitës që ka pasur Kryetari i Kuvendit dhe vizitës time në Hagë kjo çështje është në kuadër të diskutimeve institucionale dhe ende nuk mund të them se cila është zgjidhja për këtë. Mirëpo, ju garantoj që jemi në diskutime me institucionet në Republikën e Kosovës për ta adresuar këtë çështje sepse është e paprecedent që një institucion si Gjykata Speciale nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që e mbikëqyr punën” u shpreh Haxhiu.

Të tjera
-
Osmani në Finlandë: Nuk duam ndere, por procese meritore dhe integrim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrta...
-
Dalin pamjet nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik
Turqia është goditur sot nga dy tërmete të fuqishme, sipas faqes EMSC. Tër...
-
Zemaj kritika ndaj qeverisë për barnat: E rriti varfërinë – vështirësoi jetën e pacientëve
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti pasi sipas tij, e...
-
Shtyhen bisedimet për paqe në Ukrainë mes ministrave të Jashtëm në Londër
Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvillo...
-
“Gjoba, burg”, Arabia Saudite lëshon paralajmërime përpara sezonit të Haxhit
Ndërsa Arabia Saudite përgatitet për Haxhin 2025, Ministria e Brendshme të ma...
-
Turqia goditet nga dy tërmete të fuqishme
Turqia është goditur sot nga dy tërmete të fuqishme, sipas faqes EMSC. Tër...
-
Komuna del me sqarim për bllokadën e djeshme në komunikacion: Shtatë aksidente, punimet, kanalizimi…
Komuna e Prishtinës ka dalur me sqarim të detajuar për bllokadën e djeshme në...
-
Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, k...
-
Nuk u ndal asnjëherë të fliste kësaj here gazetarët bojkotojnë Albin Kurtin
Kryeministri, Albin Kurti që nga fillimi i mbajtjes se seancave konstituive n...
-
IPK del me detaje: Janë intervistuar katër zyrtarë policorë
Katër zyrtarë policorë janë intervistuar pasi dyshohet se janë përfshirë në v...
-
Cakolli: Ngërçi në Kuvend është politik, konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ngërçi në Kuvend nuk është procedural por p...
-
Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka komentuar z...