Lajme

Haxhiu: S’kemi pasur kërkesa për garanci për lirimin e të akuzuarve të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 05 May 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL ka thënë se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit.

Sipas saj, kërkesë të tillë s’ka pasur as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale.

“Ju e dini pozicionin që e kemi pasur edhe si opozitë për Gjykatën Speciale. Unë sot i bëj përgjegjës ata që e kanë votuar këtë gjykatë”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Por se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu tha se ende nuk e kanë diskutuara dhe ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera