Lajme

Haxhiu: Shërbimi Sprovues të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 09 August 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë, ku u njoh nga afër me punën e zyrtarëve sprovues dhe pjesën tjetër të stafit, sidomos në mbikëqyrjen e dënimeve alternative.

Në një postim në ‘Facebook’, ministrja Haxhiu ka thënë se vlerëson punën e palodhshme të stafit duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tjera për të siguruar që shërbimi sprovues të ofrojë mbështetje efektive dhe të ndihmojë në parandalimin e recidivizmit.

“Jam e përkushtuar që ministria të investojë në trajnime dhe burime të tjera që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi, në mënyrë që të kontribuojmë në një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera