Lajme

Haxhiu: “Rrotullimi i Plazma Keksave” dhe marrja e donacionit nga Serbia janë kapërcime në politikë nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 11 August 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka folur për gjendjen me pandeminë me të cilën po përballet Kosova.

Haxhiu në emisionin tha se ka probleme serioze me menaxhimin e situatës me COVID-19, kjo sipas tij vërehet edhe me rritjen e numrit të të infektuarve edhe numrin e të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Ka probleme serioze në menaxhimin e pandemisë. Këto probleme po shfaqen edhe me numrin e madh të të infektuarve dhe të vdekjeve. Në fund të muajit maj ose në muajin qershor përshtypjet e njerëzve ishin se nuk ka virus, kjo ka ndryshuar. Sipas disa statistika 30 për qind e njerëzve nuk besonin se ka virus. Tani kjo ka ndryshuar sepse numri i infektuarve ka kaluar mbi 10 mijë dhe numri i të vdekurve ka kaluar numrin 300 dhe kjo është evidente”.

-Advertisement-

Ai shpjegoi edhe për atë se çka është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Deputeti i PDK-së tha se temë e diskutimit përveç menaxhimit u diskutua edhe për pranimin e donacionit me teste nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas tij Serbia me këtë rast është paraqitur si humane dhe Vuçiq si lider human.

“Diskutimet në Komision kanë qenë për keqpërdorimet në menaxhimin e pandemisë. Komisioni ështe iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës prej rastit të vdekjes së të riut nga Gjilani Agon Musliu. Pastaj edhe për keqpërdorime të tjera dhe blerjet abuzive”.

“Me ato 1 mijë teste qeveria Kurti i ka bërë një nder të madh Serbisë sepse me anë të këtyre Serbia është paraqitur si humane dhe Vuçiq si lider human. Këto teste nuk kishin leje importi por edhe autorizim të marketingut”, tha Haxhiu në InfoMagazina.

“Ne blejmë edhe produkte tjera nga ana e Serbisë, por të marrim donacione pa pasur leje importe dhe autorizim marketingut. Pse është dashur që të bëhet kjo dhe që Serbia që të paraqitet si humane ?”.

Haxhiu theksoi se Kurti ka bërë një kapërcim të madh në politikë nga rrotullimi i Plazma Keksave në pranimin e donacioneve.

“Ne kemi informatë se IKSHPK nuk ka pasur kërkesë për këto 1 mijë teste por është bërë nga Ministria e Shëndetësisë por sigurisht edhe me autorizim të kryeministrit Kurti”.

“Nuk krahasohet blerja e oksigjenit me donacionin. Psh. Rrotullimi i Plazma Keksave dhe marrja e donacionit nga Serbia është kapërcim i madh në politikë nga ana e Kurtit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera