Lajme

Haxhiu reagon pas rritjes së viktimave nga COVID-19: Nuk po e shohim as angazhimin më të vogël të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 04 July 2020

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Haxhiu ka thënë se nuk po shihet as angazhimi më i vogël i Qeverisë në menaxhimin e situatës, ndërkohë Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë të pandemisë.

“Vetëm sot, 6 qytetarë humbën jetën nga virusi COVID 19 dhe shumë qytetarë po luftojnë për jetën. Situata çdo ditë e më shumë po rëndohet. Përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale. Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar”, ka thënë Haxhiu në një shkrim në Facebook.

-Advertisement-

Më tej, Haxhiu ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Të dashur qytetarë, për hirë të atyre që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve pra stafit mjekësor, le të kemi kujdesin maksimal. Le të mbajmë maska dhe kudo ku jemi le të respektojmë distancën. Kjo është një gjë e vogël që mund ta bëjmë por për stafin mjekësor është gjithçka”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera