Haxhiu raportoi para anëtarëve të komisionit për Integrime Evropiane për reformat në drejtësi

Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 31 May 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me reformat në fushën e drejtësisë dhe përmbushjen e veprimeve të ministrisë sipas Agjendës për Reformë Evropiane dhe Programit për Zbatimin e MSA-së.
Ministrja Haxhiut shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në Komision derisa po raportonte për çështjet siç tha të rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën Evropiane, njofton Klan Kosova.
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se për vitet 2021, 2022 dhe 2023, Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe obligime sipas Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, që disa prej tyre janë edhe pjesë e ERA 2 – Agjendës për Reformë Evropiane.
“Nga obligimet e tilla, më lejoni të ju informoj se 26 masa janë zbatuar tërësisht, prej të cilave, 4 masat e parapara për vitin 2023 janë duke u zbatuar sipas afatit”, tha ministrja Haxhiu.
Në kuadër të reformave kyçe, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka hartuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit, e cila për vitin 2022 arrin zbatimin në 88 për qind si dhe janë paraparë ndryshimet kushtetuese për Vetingun , ndryshime këto që do të përmirësojnë qasjen në drejtësi.
Po ashtu, ministrja Haxhiu si pjesë të reformës në drejtësi, përmendi edhe nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe akterëve kyç të sistemit të drejtësisë, Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe tri Ligje të tjera që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...