Lajme

Haxhiu: Qytetarët po i qëndrojnë pranë qeverisë Kurti, pavarësisht se ajo u rrëzua

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 31 March 2020

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Kurti po vazhdon të ketë përkrahje të madhe edhe pas rrëzimit të saj.

Haxhiu ka thënë se ata po qëndrojnë pranë qeverisë edhe pse ajo u rrëzua nga siq e quan ajo PLANI me 82 deputetë.

“Qytetarët po i qëndrojnë pranë Qeverisë Kurti, pavarësisht se ajo u rrëzua nga PLAN me 82 deputetë. Në këtë kohë pandemie, qytetarët çdo ditë kanë shprehur vullnetin e tyre, në forma të ndryshme, herë nga ballkonet e tyre e herë përmes rrjeteve sociale”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Haxhiu përmes një sttausi në llogarinë e saj në facebook ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur një lidhje kaq të fuqishme mes vullnetit qytetar dhe veprimeve të qeverisë.

“Asnjëherë s’ka pasur një lidhje aq të fuqishme në mes vullnetit qytetar dhe veprimeve qeveritare! Së bashku do ta mundim edhe virusin Corona por edhe pazaret e PLANI-t!”, ka thënë miistrja e Drejtësisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera