Lajme

Haxhiu: Qytetarët s’po e dinë a janë të infektuar me grip sezonal apo me variantin Omicron

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 24 December 2021

Deputeti nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është shprehur i shqetësuar për ngjashmërinë e simptomave të gripit sezonal me ato të variantit Omicron të virusit Covid-19.

Ai gjatë seancës tha se pritet që ditëve në vijim të ketë rritje të rasteve me këtë virus.

“Situata me pandeminë Covid-19 në muajin e fundit në vendin tonë ka qenë me tendencë të rritjes por ishte e qetë. Mirëpo, rreziku për përkeqësim të situatës i paralajmëruar nga ekspertët shëndetësor rezulton të jetë prezent në ditët në vijim dhe kjo po shihet nga shtimi i numrit të rasteve”, tha ai.

-Advertisement-

Haxhiu ka përmendur edhe numrin e lartë të qytetarëve të prekur me gripin sezonal.

Ai tha se situata me grip sezonal në spitale dhe në QKMF është alarmante.

“Situatë më e rëndë në muajin e fundit ka qenë me gripin sezonal dhe ka kohë që sistemi ynë shëndetësor ka kaluar vetëm në kujdes për Covid-19 dhe janë anashkaluar sëmundjet e tjera, përjashtimisht rasteve urgjente. Për shkak të neglizhencës, mosvaksinimit dhe të keqmenaxhimit situata me gripin sezonal në spitalet tona dhe në QKMF është alarmante”, shtoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera