Lajme

Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështime, pas neglizhencës 4 vjeçare e përuruan repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 02 Prill 2024

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me menaxhimin e punëve në shëndetësi.

Haxhiu ka përmendur përurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës ka theksuar se “gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet.
Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati.
Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy