Haxhiu: Qeveria Kurti është dorëzuar përball Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus
17:36 | 21 December 2022
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për gjendjen në veri duke thënë se tash e 12 ditë ndodhen të izoluar zyrtarë policorë të Kosovës të cilët janë në mbrojtje të sovranitetit.
Sipas tij, një situatë e tensionuar, në veriun e barrikaduar, tashmë jashtë kontrollit shtetëror, po ndikon në shëndetin dhe psikozën e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë.
Ai shtoi se Qeveria Kurti “është dorëzuar përball Vuçiqit i cili ka paralizuar funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës në veri, dhe Qeveria sillet me papërgjegjësi ndaj ndërhyrjes brutale të Serbisë duke cenuar kështu sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”.
“Për ta mbrojtur atë duhet vendosmëri dhe fuqi për zbatimin e Kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit. Për policët me gjendje të përkeqësuar shéndetësore rreth 9 prej tyre, ende asnjë veprim dhe llogaridhënie nga ana e Qeverisë. Çdo minutë, orë e kaluar për policët e ngujuar, izoluar në kufi të veriut është rrezikim i shëndetit dhe jetës së tyre”, shkroi ai në Facebook.
“Qeveria duhet sa më parë të gjej zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit. A ka kryeministër dhe sovranitet ky vend?”, pyeti ai në fund të postimit.

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...