Lajme

Haxhiu publikon pamje nga ish vila e Radoiçiqit: Sot nga afër pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 05 April 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar pamje nga vila e kriminelit në veri, Milan Radoiçiq, e cila iu konfiskua sot nga Policia e Kosovës.

Sot, Haxhiu, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë qenë në vilën e Radoiçiqit tashmë të konfiskuar, duke thënë se nga afër kanë parë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel.

“Sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Haxhiu

-Advertisement-

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka shtuar Haxhiu.

Në këtë aksion asistente ishte Policia e Kosovës.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera