Lajme

Haxhiu: Protesta dhe masë të përkohshme për Projektligjin për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 15 March 2019

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Dialogun, qëllimet që kanë së bashku edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjell inFokus.

Haxhiu në intervistë ka folur edhe për ndaljen e këtij dialogu që do të dërgonte në copëtimin e Kosovës.

Sipas saj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të gjitha temat në vend.

-Advertisement-

 

Ajo ka thënë se janë disa argumente juridike që e kontestojnë këtë projektligj për dialogun.

 

“Ai projektligj shkel 8 nene. Nenin 3, nenin 4, kompetencat e Kuvendit, Qeverisë, Kryeministrit, nenin 18 ku flitet për marrëveshjet ndërkombëtare dhe nenin 20. Këta tentojnë përmes këtij projektligjit të krijojnë një delegacion jo kushtetues. Këta tentojnë që këtë projektligj ta vendosin mbi të gjitha projektligjet tjera e sidomos mbi ligjet ndërkombëtare. Kjo është situatë e ngjashme me atë që dëshiron të bëjë Hashim Thaçi i cili ka kërkuar interpretim për nenin 18. Këta po mundohen ta zbehin këtë nen të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

 

Haxhiu ka theksuar se janë dy muaj derisa Gjykata Kushtetuese do të iu kthej përgjigje, ndërkohë që ka përmendur protestat të cilat sipas saj mund të organizohen gjatë kësaj kohe.

 

“Ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i vë masë të përkohshme Projektligjit për dialogut. Kjo nënkupton që Gjykata para se të hyjë në shqyrtim të përmbajtjes, nëse është e bindur në pretendimet tona, mund t’i vë masë që të mos zbatohet ligji. Pastaj kemi kërkuar seancë dëgjimore që të shkojmë dhe t’i dëgjojmë argumentet. E kemi argumentuar mjaft mirë këtë dhe besoj që do të ndodhë. Po ashtu nuk përjashtohen protestat për këtë. Gjykata ka afat deri në dy muaj që të na kthej një përgjigje, por mund të zgjas edhe më shumë, varet nga interpretimet. Veprimi jonë si protesta nuk varet nga Gjykata por nga rrethanat që krijohen në vend. Do të veprojmë në mbrojtje të integritetit territorial duke organizuar protesta, dhe këtu duhet të na bashkohen të gjithë edhe shoqëria civile. Sot isha bashkë me Driton Selmanaj nga LDK dhe tha që nuk i përjashtojnë protestat kundër projekteve të dëmshme që po i bënë Thaçi”, ka deklaruar.

Haxhiu ka folur edhe për taksën, KQZ-në si dhe për zgjedhjet në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera