Lajme

Haxhiu propozon ndërtimin e një autostrade të re

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 18 Tetor 2018

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar ndërtimin e një autostrade të re në Kosovë.

Sipas tij, autostrada e re duhet të ndërtohen nga Leposaviqi përmes Mitrovicë, deri në Istog.

“E kam një kërkesë që ndërtimi i kësaj autostrade të planifikohet për Projekt-buxhetin për vitin 2019. Të planifikohet në projekt buxhet sepse është në interes të veçantë dhe strategjik të Kosovës dhe do të ndihmonte në zvogëlimin e radhëve të gjata. Kjo rrugë do të ndihmonte në lëvizjen edhe në pikën tjetër kufitare në Leposaviq”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Haxhiu i quajti heronj banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe sipas tij autostrada do të ishte në dobi të tyre.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy