Lajme

Haxhiu: Prokuroria të hapë hetimet për bisedën mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 08 June 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një postim në “Facebook” ka thënë se prokuroria duhet të hapë hetimet për bisedën mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit.

Ai ka thënë se nëse prokuroria nuk hapë hetim ndaj saj, Haxhiu do ta padisë vetë Kusarin duke e quajtuar “zemlakja” e Radojçiqit, shkruan lajmi.net.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe.

-Advertisement-

Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera