Lajme

Haxhiu: Policia ka dështuar për rastin e vrasjes së dyfishtë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 10 August 2018

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar deklaratat e policisë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë në Brekovc të Gjakovës.

Policia gjatë konferencës se sotme thanë se nuk ishin të informuar për gjendjen e viktimës Valbona Ndrecaj.

“Në vend se policia të pranoj dështimin, fajin e neglizhencën, për të mbrojtur jetën e një gruaje dhe një fëmije, dalin në konferenca për medie dhe deklarojnë se “viktima në ditën kritike nuk ka kërkuar urdhër për mbrojtje” Kjo është tendencë për mbrojtje pas një dështimi të madh për t’i mbrojtur nënën dhe vajzën e saj’, ka shkuar Haxhiu në rrjetin social ‘ Facebook’.

-Advertisement-

Haxhiu kërkojë përgjegjësi për ata që neglizhuan lajmërimet për kërcenim dhe trajtim serioz.

“Shtrohet pyetja a duhet çdo ditë viktima të kërkoj urdhër për mbrojtje a si është puna? Ku po i marrin këto interpretime kësisoj! Sa më parë, përgjegjësi për ata që neglizhuan lajmërimet për kërcënime dhe trajtim serioz, të menjëhershëm në rastet e dhunës në familje” ka shkruar deputetja e LVV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera