Lajme

Haxhiu: Po marrë shumë fyerje në rrjetet sociale nga profile të rrejshme

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 04 June 2020

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth sfidave të saj, sa ajo ka udhëhequr këtë dikaster.

Në emisionin “Gratë n’Fokus me Doresa Gecin, Haxhiu ka thënë se gjatë kësaj përiudhe i janë bërë shumë shpifje, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka pasur shumë shpifje ndaj grave që merren me politikë,  përfshirë edhe mu, ose edhe nga disa individ të tjerë të cilët tentojnë që përmes shpifjes të frikësojnë gra të tjera te merren me politike. Këto shpifje kanë qëllim të lodhin edhe të mos merresh me politikë, por tek unë s’ja kanë dalë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

E në ditët sa Haxhiu ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë ka marrë edhe fyerje nga persona me profile të rrejshme.

“Unë marrë kritika nga familjaret e mi, miqtë e nga kolegët e mi, dhe mundohem t’i marrë parasysh këto kritika. Në raport më këtë ka edhe disa komente që nuk janë as kritika janë fyerje e sidomos në rrjetet sociale nga profile të rreme:”, është shprehur ajo.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Gratë n’Fokus” me Doresa Geci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera