Lajme

Haxhiu për vrasjen e gruas në Llaushë: Përgjegjës janë institucionet, urgjentisht të ndërmerren masa

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 06 January 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së gruas nga burri në Llaushë të Skenderajt.

Haxhiu tha se për këtë vrasje janë përgjegjës institucionet, e që sipas saj, përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e viktimës.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

-Advertisement-

Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, shkroi Haxhiu./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera