Lajme

Haxhiu për sulmin ndaj Valon Sylës: Policia, prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën me seriozitetin më të lartë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 12 April 2023

Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.

Në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka thënë se ky sulm është i prapranueshëm dhe i patolerueshëm.

Ministrja e Drejtësisë tha se Policia dhe Prokuroria të bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë, jo vetëm ndaj këtij rasti, por të gjithave kur sulmohen gazetarët.

-Advertisement-

“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e mbrendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm. Urojmë që organet si Policia, prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera