Lajme

Haxhiu për kthimin e Bislimit: S’është dashur të lejohet një poshtërim i tillë i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 27 October 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në T7 ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

Haxhiu madje e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.

“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë.

-Advertisement-

“A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera