Lajme

Haxhiu: Për këtë arsye s’u shkarkua Valbon Krasniqi, bëjeni nëse guxoni

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 28 July 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se Valbon Krasniqi pritej të shkarkohej nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së.

Sipas tij kjo gjë nuk ndodhi pasi thotë se Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-së dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin.

Haxhiu thotë se Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi.

-Advertisement-

“E cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. E tash shkarkojeni Dr. Valbonin dhe Bordin, nëse guxoni?”, shkruan ai tutje.

Alarmon Bekim Haxhiu: “Gjysmë milioni vaksina antiCOVID i’u doli afati”, kjo është përgjigja e Latifit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera