Lajme

Haxhiu: Për herë të parë Komisioni i Jurisprudencës s’ka pasë asnjë ndikim apo presion

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 19 November 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në arsyetimin e këtij projektligji ka labvdëruar punën e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, derisa ka shtuar se është hera e parë që në këtë komision s’ka pasë asnjë ndikim apo presion.

“E di që kemi pasë debat për Komisionin për Provimin e Jurisprudencës. Tani puna e këtij komisioni sapo ka përfunduar dhe unë jap vlerësimet më të larta për punën që ka bërë Komisioni për Provimin e Jurisprudencës deri më tani, edhe gjatë testimit të kandidatëve në provimin me shkrim dhe edhe në provimin me gojë. Për herë të parë Komisioni për Provim të Jurisprudencës nuk e ka pasë asnjë ndikim dhe asnjë presion – as nga presidenca, as nga kryetari i Kuvendit, qeveria apo ministria e Drejtësisë. Prandaj i falënderohem në emër të ministrisë së Drejtësisë për punën e mirë, sepse është koha e fundit ku njerëzit të cilët e meritojnë duhet ta kalojnë provimin, vetëm ata të mirët duhet ta kenë të mundshme këtë dhe jo njerëzit që kanë lidhje me partitë politike apo familjarët e tyre”.

-Advertisement-

“Projektligji për Provimin e Jurisprudencës synon avancimin e infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe transparencës në fushën e jurisprudencës dhe i njëjti ashtu adreson pengesat që janë identifikuar gjatë të kaluarës gjatë mbajtjes së këtij provimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera