Lajme

Haxhiu: Pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët që kanë punuar

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 15 October 2020

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka shpalosur nismën ligjore për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Ajo përmes një konference për medie tha se pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. E jo të zbatohet udhëzimi administrativ i vitit 2015 që sipas saj është diskriminues dhe se bazë tij pensione marrin vetëm ata që kanë punuar në sistemin okupues.

Deputetja u shpreh optimiste se ky plotësim i ligjit do të gjejë përkrahje tek të gjitha grupet parlamentare, ndërsa adresoi kritika edhe për ministrin e këtij dikasteri, Skënder Reçica.

“Meqenëse qeveria nuk është e gatshme, pensionet kontributdhënëse të marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. Diskriminuese është se pensione marrin ata që kanë punuar në kohën e ish sistemit. Arsyetimi i ministrit se kemi hartuar një koncept-dokument është një rrugë e gjatë për të vonuar procesin”, tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera