Lajme

Haxhiu: PDK po laritet që të bëhet pjesë e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 17 November 2020

Albulena Haxhiu thotë se PDK po laritet që të bëhet pjesë e qeverisë.

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se arsyetimet e PDK’së për të mos dhënë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit janë absurde.

“Sjellja dhe arsyetimet e Partisë Demokratike për të mos dhënë nënshkrimet e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të inicuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE janë absurde. Por vetëm deri në momentin kur e kupton se ky subjekt në fakt nuk është subjekt opozitar. Prandaj nuk sillet si një i tillë. Tjetër shpjegim nuk ka. Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga nisja e mbledhjes së nënshkrimeve të mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Që atëherë ka arsye, ka nismë, ka thirrje, ka adresë për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka nënshkrime të PDK-së. Në vend të tyre ka laritje për t’u bërë pjesë e qeverisë.”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera