Lajme

Haxhiu: PDK dëshiron të njollos figurën e Konjufcës

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 24 January 2020

Galauk Konjufca u quajt  ideolog i organizatës “Syri i Popullit”, nga Partia Demokratike e Kosovës.

E i menjëhershëm është edhe reagimi i nënkryetares së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut.

Ajo e ka quajtur shpikje e cila bëhet me qëllim të njollosjes së figurës së Konjufcës, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës! Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”, ka shkruar ajo në profilin e sja në facebook.

Sipas Haxhiut, Konjfuca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit  të Kosovës..

“Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal. Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, ka shkruar ajo.

PDK përmes një komunikate për medie ka shprehur indinjatën siç quajnë ata për karakterin parapoltik që i është dhënë Kuvendit,Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera