Lajme

Haxhiu nga Venecia: Komisioni ka votuar pro ndryshimeve për Byronë Shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 17 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e 133 të Komisionit të Venecias, në Venecia të Italisë.

Haxhiu përmes një video incizime nga Venecia e Italisë tha se në këtë komision ka prezantuar ndryshime për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo tha se Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve, siç tha ajo duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti, shkruan Telegrafi

-Advertisement-

“Në seancën e 133 të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia prezantova ndryshimet për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimeve dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të hartuara nga grupi punues i Komisionit për Legjislacion nën linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Jam shumë e lumtur që pas prezantimit dhe diskutimit Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën, theksuan se tashmë projektligji i ri parasheh një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës. Për më shumë sipas tyre, bashkëpunimi më autoritetet e Kosovës ishte një shembull i mrekullueshëm i cili duhet të shërbej edhe për rastet e tjera”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera