Lajme

Haxhiu: Merita më e madhe për suksesin e Lëvizjes i takon njeriut më të votuar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 13 January 2018

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymeri, dhe të gjithë ata të cilët, sipas saj, kanë pasur mospajtime.

Tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV-në në nivel lokal por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave, Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për VV-në”, tha ajo, shkruan KP.

-Advertisement-

Por sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë, Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera