Lajme

Haxhiu: Me Vettingun sigurohemi që Gjykatat dhe Prokuroritë të mos ndikohen nga individët apo grupet e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 15 February 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Vettingu është një ndër reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësis.

Ministrja Haxhiu theksoi që Vettingu është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës, e poashtu shtoi se është rruga përmes së cilës mund të sigurohet që Gjykatat dhe Prokurorië të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

Sipas Haxhiut, Vettingu është mundësia për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë

-Advertisement-

“Pas një angazhimi të madh sot po trajtojmë amandamentet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, një ndër reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë. Siç jeni në dijeni Vettingu ka qenë një nga zotimet tona para qytetarëve dhe për të ardhur deri këtu s’ka qenë e lehtë, pasi jemi ballafaquar me sfida të ndryshme. Sfida që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reforme të rëndësishme”.

“Po e ritheksoj që Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Është kushti që në sistemin e drejtësisë të kemi prokurorë me integritet të lartë. Është rruga përmes të cilës mund të sigurohemi që Gjykatat dhe Prokuroritë veprojnë në përputhje me mandatin e tyre kushtetutes dhe mandatin e tyre ligjor, pa ndikuar nga askush, nga asnjë individ, kushdo qoftë ai, grupet e interesit apo pushtetet që vijnë e shkojnë. Vettingu është mundësia për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, tha Ministrja Haxhiu.

Në fund ajo ftoi deputetët që të jeni të unifikuar për këtë reformë dhe që amandamentet kushtetuese të kalojnë në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera