Haxhiu-Kurtit: Nderimin për Ivanoviqin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, jo në emër të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 January 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me përkujtimin që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti ka bërë për Oliver Ivanoviq.
Haxhiu ka thënë se kjo është fyerje për viktimat shqiptare dhe familjet e tyre.
“Nderimin dhe përkujtimin për Ivanoviçin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, por jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Ivanoviçin nderojeni dhe përkujtojeni në emrin tuaj, nderojeni si bashkëpunëtorin apo mikun tuaj, por jo duke ua ngjallur dhimbjen familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në veri.Jo në emër të Qeverisë së Kosovës, sepse ky institucion gurthemel ka gjakun edhe të atyre viktimave e heronjve që ranë në mbrojtje të Veriut të Mitrovicës”, ka shkruar Haxhiu.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Nderojnë kriminelët serbë – përbuzin çlirimitarët!
Oliver Ivanoviçi do të duhej të dënohej për krimet që ka bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, e jo të nderohet e përkujtohet nga Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës.Mitrovica, në veçanti banorët e veriut i kanë të njohura krimet e Oliver Ivanoviçit gjatë dhe pas luftës.
Oliver Ivanoviçi dyshohej për masakrën e Kovaçëve, në Mitrovicë. Ai i krijoi dhe organizoi “Rojet e Urës” në vitin 1999, të cilat dhunuan, torturuan, vranë dhe dëbuan shqiptarët nga veriu i Mitrovicës.
Përkujtimi dhe nderimi që sot Qeveria e Kosovës e bëri në emër të qytetarëve të Kosovës për Ivanoviçin, është fyerje për viktimat shqiptare, për familjet e tyre.
Nderimin dhe përkujtimin për Ivanoviçin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, por Jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës.
Ivanoviçin nderojeni dhe përkujtojeni në emrin tuaj, nderojeni si bashkëpuntorin apo mikun tuaj, por jo duke ua ngjallur dhimbjen familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në veri.
Jo në emër të Qeverisë së Kosovës, sepse ky institucion gurthemel ka gjakun edhe të atyre viktimave e heronjve që ranë në mbrojtje të Veriut të Mitrovicës.
Mos na i poshtëroni heronjtë!
Përkuluni para “heroizmit” të Ivanoviçit nderojeni veprën e tij vetëm në emrin tuaj dhe shëmtisë që po e shpërfaqni çdo ditë
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...